Qysh i vogël ai kishte ëndrrat e tij, dhe ishte vetëm 9 vjeçar kur shiptari Jasin Ferati u shpall kampion në Zvicër si sportist i ‘karting’.

Marketing

Aktualisht Jasin Ferati është 20-vjeçari shqiptar që po korrë një sukses shumë të madh në Zvicër duke synuar Formula 1 dhe për këtë është duke punuar shumë, ai është me prejardhje nga Gostivari me banim në Winterthur në Zvicër.

Jasin Ferati

Në një bisedë për Albora.ch, Jasini tregoi se si e nisi këtë rrugëtim, duke zbuluar se mbështetjen më të madhe e merr nga prindërit e tij.

Ai tha se tashmë i ka venë vetë një synim e që ështës Formula 1 dhe po punon fort për t’ja arritur pasi për këtë ka thenë se duhet një përgaditje dhe përkushtim i jashtëzakonshëm.

“Kur erdha në fillim në Zvicër dhe nisa karrierën, isha pak rëndë se isha i ri, edhe s’kisha shumë eksperiencë. Ama te gara e tretë u bëra kampion Europe në Gjermani. Edhe aty kam filluar Formulën dhe po vazhdoj tani. Kampion Zvicre kam dal për herë të parë në moshën 9-vjeçare, ndërsa kamion Europe kam qenë 15 vjeç.

Për Jasinin dhe sukseset e tij të shumta krenar janë prinderit por edhe diaspora shqiptare në përgjithësi pasi tashmë ai po njihet si kampion në Zvicër dhe ka marrë shumë përkahje.

Nëna, ka qenë ajo e cila gjithemonë ka dashur ndoshta një profesion tjetër për djalin e saj por ajo asnjeherë nuk ka ndaluar më përkrahjen e pakushtëzuar dhe gjithëmonë dëshiron që Jasini të dal i pari.

“Mami nuk vjen të mi shoh garat se punë, por nuk thotë që mos e bëj këtë sport. Ajo bëhet nervoze kur nuk dal në vend të parë. Është një shtysë kryesore për mua. Ndërsa babi, është në çdo garë me mua, e kam suportin më të madh” ka thënë Jasini për Albora.ch.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj me Fach Auto Tech”, thotë Ferati

“Kalimi nga Sports Cup Suisse në nivelin e dytë më të lartë të kupave të Porsche-së është një sfidë e madhe për shkak të konkurrencës shumë më të fortë.

Ekipi i suksesshëm zviceran nga Sattel punon profesionalisht dhe është ende shumë i njohur. Këto janë parakushte të mira për qëllimin tim ambicioz për të fituar titullin fillestar. Jam i përgatitur mirë, ndihem gati dhe mezi pres të kthehem në makinë për testin e parë më 20 mars.” Automjeti i urgjencës i këtij viti është një zhvillim i mëtejshëm i Porsche 911 GTR Cup GT të njohur me 515 kf.

Deklarata nga Fach Auto Tech për Jasin Feratin

Nuk është sekret se promovimi i talenteve të rinj është një prioritet kryesor në Fach Auto Tech. Kalorës me punë të suksesshme si Matt Campbell dhe Nick Yelloly kaluan nëpër shkollën e Alex Fach dhe ekipit të tij. Shembulli i fundit i kësaj dhe modeli për Feratin është britaniku Lorcan Hanafin, i cili vitin e kaluar fitoi klasifikimin për fillestarët.

Jasin Ferati

“Trajnimi i talenteve të rinj të motorsportit është veçanërisht i rëndësishëm për ne,” thotë menaxheri i ekipit Alex Fach. “Baza jonë është në Porsche Sports Cup Suisse, në të cilën Jasin fitoi titullin GT3 në vitin e tij debutues falë gjashtë fitoreve dhe katër pozicioneve të tjera në podium. Për të ofruar perspektivat e talentuara, ne jemi gjithashtu të përfshirë në Carrera Cup dhe Superkup. Në këtë mënyrë, gjenerata e ardhshme përgatitet në mënyrë specifike për seritë më të larta. Ne duam ta vazhdojmë këtë koncept me Jasin Feratin në vitin 2023.” ka treguar Jasini për deklaratat e përfaqësusëve të CustomerRacingPorsche Zvicër.

Albora.ch

Marketing