Këngëtarja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare, Dua Lipa, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës së parë shqipe në Teksas të ShBA-ve.

Marketing

Dua ka kujtuar fëmijërinë e saj dhe sfidat për të mësuar gjuhën shqipe.

“Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtua fëmijëria ime dhe koha kur erdha nga Prishtina në Londër. Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, tha ajo.

Krahas një fotografie, Dua shkruan: “Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”.

Më tej ajo bën me dije se “Qendra promovon kulturën, artin dhe muzikën shqiptare duke ofruar kurse gjuhësore për moshat 5-15 vjeç”.

Dua Lipa aktualisht është e angazhuar me turneun e saj nëpër Amerikë, ‘Future Nostalgia’. Ylli shqiptar do të performojë në Amerikën e Veriut deri me 1 Prill dhe më pas pritet të vazhdojë në Evropë deri në fund të qershorit./albora.ch/

Marketing