Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e biznese të ndryshme, siç duket janë në gjendje edhe të shfrytëzojnë fatkeqësinë e dikujt, që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në magjistralen Prishtinë-Pejë, kur dy mërgimtarë që po udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës për në shtëpi, u përballën me disa të dyshuar që ua vodhën paratë e dokumentet.

Marketing

Mësohet se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, derisa vetura me të cilën po lëviznin gruaja e moshuar bashkë me bashkëshortin kishte defekte, për çka u detyruan të ndalen në mes të rrugës dhe të kërkojnë ndihmë nga qytetarët përreth.

Por atyre u doli në ‘ndihmë’ një veturë, në të cilën ishin disa persona, të cilët tentuan gjoja t’i ndihmonin çiftit në rregullimin e defektit në veturë, transmeton albora.ch.

Përveç që s’i ndihmuan, mërgimtarët mbetën edhe pa para, pasi të dyshuarit ia morën gruas një çantë ku kishte dokumente të ndryshme dhe mbi 2000 euro.

Përballë këtij rasti me të cilin u ballafaquan posa arritën në Kosovë, mërgimtarët denoncuan rastin në Polici, ku me urdhër të prokurorit kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarve./albora.ch/

Marketing