Humori i dy turistëve  në një kafene në qendrën historike të Napolit  ndryshoi papritur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch. Një burrë i vuri një armë në qafë njërit prej tyre. Ai vodhi orën e tij dhe u zhduk në një makinë që kalonte. Menjëherë pas kësaj, erdhi kthesa tjetër e papritur – hajduti u kthye.

Marketing

 Pasi kuptoi që ora nuk vlente aq sa kishte shpresuar, ia ktheu pronarit të saj.

Kamera në Café Monide, ku ishin ulur zviceranët, e ka kapur skenën. Francesco Emilio Borrelli, një politikan lokal i Partisë së Gjelbër, e pa videon dhe e shpërndau në Facebook. Ai dëshiron të tërheqë vëmendjen për pasigurinë që mbizotëron në Napoli.

 Ai shkruan: “Jemi të humbur”.                        

Ai ka frikë se mund të kishte përfunduar me vdekje nëse turisti do të kishte luftuar.

Marketing