Kryetarja e Grupit të Miqësisë me Zvicrën, Jeta Statovci e shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të Grupit të Miqësisë Kosovë-Zvicër kanë takuar grupin homolog nga radhët e parlamentit zviceran.

Marketing

Deputetja e VV-së përmes një postimi në Facebook, ka treguar se çka kanë diskutuar në këtë takim.

“Marrjen e hapave konkret për marrëveshje të tregtisë së lirë në mes vendeve të EFTA dhe Kosovës. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë duke pasur në dijeni faktin që Kosova ka bilanc pozitiv tregtar, me eksportet e mallrave në vitin 2021 arritën në 56 milionë euro; ndërsa vlera e mallrave të importuara arrin shifrën prej 31.2 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera ajo./albora.ch/

Marketing