Grevat e stafit të aeroporteve dhe linjave ajrore në Evropë mund të ndërpresin udhëtimet gjatë verës, kur numri i udhëtarëve në mbarë botën po rritet ngadalë në nivelet para pandemisë.

Marketing

Sipas Reuters, që nga viti i kaluar, grevat kanë detyruar linjat ajrore evropiane të anulojnë mijëra fluturime për të shmangur radhët e gjata në aeroportet kryesore.

Sipas të dhënave nga AirHelp, anulimet dhe vonesat e fluturimeve më shumë se tre orë në Evropë u rritën në krahasim me vitin 2022.

Në Britani, rreth 1,400 punonjës të sigurisë në aeroportin Heathrow po planifikojnë greva të mëtejshme në maj, 10 ditë pasi një grevë e stafit të aeroportit përfundoi në fillim të këtij muaji.

Aeroportet në Dusseldorf, Hamburg, Këln dhe Bon ishin pothuajse bosh sot, gjatë ditës së parë të grevës së punonjësve të sigurisë në ato aeroporte, të thirrur nga sindikata gjermane Verdi.

Rreth 100,000 pasagjerë pritet të preken nga ato greva.

Marketing