Teksa pronarët e restoranteve greke po përgatiten për sezonin e verës, ata po ndjekin të shqetësuar rritjen e inflacionit në vend i cili po ilustrohet gjerësisht në rritjen e çmimit të sufllaqes. Vakti klasik i dashur si për grekët ashtu edhe turistës tani kushton mesatarisht 3,30 euro (3,55 dollarë) në rrethinat e Athinës, një rritje me 30% nga vera e kaluar. Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah probelmet e mëdha me të cilat po përballet ekonomia botërore, pasi tani janë rritur kostot e të gjitha produkteve të nevojshme për përgatitjen e një sufllaqeje. Thanasis Golas, pronar i një prej qebaptoreve më të vjetra në lagjen e Monastiraki thotë:

Marketing
Lufta në Ukrainë na ka ndikuar shumë. Klientët grekë janë reduktuar ndjeshëm.

Për shumicën e turistëve, sufllaqja mund të konsiderohet jo vetëm tradicionale, por edhe ushqim i lirë. Por për grekët ka filluar të kthehet në luks. Shoqata e Restoranteve në Athinë thotë se çmimi i mishit të derrit është rritur 30% në 12 muajt e fundit, vaji i lulediellit i importuar përgjithësisht nga Ukraina me 125% dhe faturat e energjisë elektrike më shumë se 100%. Ndërkohë Spyros Bairachtaris, familja e të cilit ka në pronësi një restorant afër Akropolit për më shumë se 140 vjet po përpiqet ta mbajë çmimin e sufllaqes nën 3 euro pavarësisht dyfishimit të çmimit të energjisë elektrike.

Marketing