Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Marketing

Një makinë ka rënë në det, e për pasojë drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë.

Protothema.gr raporton se për arsye ende të paditura shoferi i makinës humbi kontrollin e mjetit, e si pasojë mjeti ra në portin e Pireas.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, autoritetet theksuan se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivë të Rojës Bregdetare, ndërsa zhytësit e Njësisë së Misioneve Nënujore kanë nxjerrë 67-vjeçarin, pasi kanë lokalizuar mjetin në fund të detit.

Shoferi u dërgua me ambulancë në Asklepio të Vulës, ku u konstatua i vdekur.

Marketing