Plot 805 kilogram kokainë janë sekuestruar në një anije që lundronte në brigjet e Dakarit në Senegal, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia Spanjolle.

Marketing

Autoritetet bënë me dije se shtatë persona janë arrestuar, ndërsa hetimi ka nisur disa muaj më parë ndaj një organizate shqiptare që dyshohet se është përgjegjëse për organizimin e transportit të kokainës.

Hetimet zbulua se kjo organizatë kishte bazën e saj në Spanjë, si dhe në Brazil ku anijet merreshin me qira dhe mbusheshin me kokainë, për t’u dërguar më pas në një tjetër bazë në Gjirin e Guinesë.

Operacioni u organizua në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe forcat ajrore franceze të cilat arritën të lokalizojnë anijen rreth 500 milje nga Dakari.

Në bord u gjetën plot 805 kilogram kokainë si dhe u arrestua i gjithë ekuipazhi, disa prej të cilëve rezultuan të kishin lidhje me organizatën mafioze italiane Ndrangheta.

Identitetet e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur.

Marketing