Policia italiane ka çmontuar një bandë shqiptaro-tuniziane e cila trafikonte kokainë në qytetet e Italisë. Banda ua shiste drogën të rinjve por edhe të miturve.

Grupi i shqiptarëve ishte ai që bënte furnizimin me drogë ndërsa tunizianët e shisin atë rrugëve të Italisë. Në operacionin e zhvilluar në Trieste ranë në pranga 9 persona, të cilët i përkisnin dy bandave që vepronin në shitjen e drogës, transmeton albora.ch.

Marketing

Të gjithë të arrestuarit janë me orgjinë shqiptare dhe tuniziane nga mosha 20 deri në 40-vjeç. Hetimi ndaj kësaj bande kishte nisur muaj më parë dhe me provat e mbledhura nga hetuesit, bënë të mundure edhe konstatimin sesi grupi me origjinë tuniziane, aktiv në shitjen me pakicë në sheshet e qytetit të Triestes, furnizohej në baza javore nga grupi shqiptar, anëtarët e të cilit, megjithëse banonin pranë Venecias, u zhvendosën në kryeqytetin e Friuli të Venezias për të sjellë furnizime dhe për të marrë paratë banda e Magrebit, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet në lidhje me këtë bandë bënë të mundur arrestimin e 4 personave dhe çuan në sekuestrimin e mbi një kilogram e gjysmë kokainë të pastër të cilën grupi e shiste në qendër të Triestes.

Në operacion morën pjesë edhe departamentet e qenve të Policisë së Shtetit dhe Parandalimit të Krimit./albora.ch/

Marketing