Javën e kaluar në Gjykatën e Antverpit në Belgjikë ka nisur gjykimi për vrasjen e tmerrshme të Ismet Osmanajt, një shqiptari nga Gjakova, nga i akuzuari Betim Azemi.

Marketing

Betim Azemi ishte burri i Linda A., e cila ishte divorcuar nga ai. Ata ishin çift nga Kosova që jetonin si emigrant në Belgjikë.

Viktima, Ismet Osmanaj, ishte bashkëshorti i ri i Linda A., i cili kishte shkuar në Belgjikë nga Kosova pesë ditë para se të ndodhte krimi.

Në sytë e Betin Azemit, ish-burri i ri i Lindës nuk ishte gjë tjetër veçse një i dashur i saj që kishte ardhur nga Kosova. Por kur pa Ismet Osmanajn të hënën, më 14 qershor 2021, tek porta e shkollës në Deurne të Antverpit, për t’i marrë dy fëmijët e tij, iu nxi para syve dhe e goditi për vdekje me një thikë të madhe të kuzhinës.

“Ai më qortoi dhe mendova se donte të më godiste, kështu që u mbrojta. Ishte një aksident”, tha Betim Azemi gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria të premten.

Për rastin, ka dëshmuar të martën edhe Linda A., bashkëshortja e viktimës.

Linda dëshmoi në gjykatë të martën dhe tregoi se sa e vështirë është për të të kujdeset për fëmijët e saj si nënë beqare dhe të përballet me pikëllimin dhe traumën e fëmijëve të saj.

“Kur Ismeti mbërriti në Belgjikë, ishte momenti më i lumtur i jetës sime, edhe pse zgjati vetëm pesë ditë”, tha ajo.

Rasti i krimit kishte ndodhur në mes të ditës në rrethin Deurne të Antverpit më 14 qershor të vitit 2021.

Viktima ishte goditur me thikë rreth orës 3:40 pasdite afër një shkolle fillore, kishte konfirmuar asokohe policia belge.

Ri ditë pas vrasjes, trupi i Ismet Osmanajt ishte transportuar në Kosovë dhe ishte varrosur në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Marketing