Në Gjermani ka vetëm 1300 çezma publike. Qeveria gjermane do të kërkojë nga bashkitë e komunat me detyrim që të shtojnë numrin e çezmave publike si masë kundër valëve të të nxehtit.

Marketing

Për shkak se edhe Gjermania po përballet gjithnjë e më shpesh me valë të nxehti e thatësira të gjata, qeveria gjermane kërkon të marrë masa shtesë për lehtësimin e jetës së qytetarëve. Bashkitë dhe komunat do të duhet të shtojnë numrin e çezmave publike me ujë të pijshëm në sa më shumë vende publike, sipas një vendimi të qeverisë.

“Qasja në ujin e pijshëm duhet të jetë sa më e thjeshtë të jetë e mundur”, thotë ministrja e Mjedisit, Steffi Lemke. “Çezmat me ujë të pijshëm janë një element bazë për kujdesin në raste nxehtësie”, thotë politikanja e gjelbër që i referohet ekstremeve të motit dhe periudhave të thatësirës.

Symbolfoto Sommerliche Temperaturen

Në hap të parë do duhet të shtohen 1000 çezma tek 1300 çezmat e tjera. Sipsa ligjit çezma të tilla në të ardhmen do të jenë pjesë standarde e furnizimit publik me ujë.

Marketing