Qeveria gjermane shpreson që Italia të vazhdojë të jetë një vend miqësor me Europën pavarësisht fitores së parashikuar të Giorgia Melonit në zgjedhjet e saj, shkruan BBC.

Marketing

“Sigurisht që duhet të presim rezultatin përfundimtar zyrtar nga këto zgjedhje, por në këtë kohë, ajo që do të thoshte kancelari është se Italia është një vend miqësor me Europën dhe ne supozojmë se kjo nuk do të ndryshojë ”, ka deklaruar zëvendës zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Wolfgang Büchner.

Një zëdhënës i ministrisë së financave shtoi se Berlini pret që qeveria e re të respektojë paktin e stabilitetit që përcakton rregullat fiskale për eurozonën, sipas agjencisë së lajmeve  AFP.

Marketing