Gjermania ka filluar punën për forcimin e strehimoreve të saj publike, si dhe ndërtimin e furnizimeve të krizës në rast lufte.Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Fezer, në intervistën për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”.

Marketing

Qeveria po shqyrton përmirësimin e sistemit të strehimoreve publike dhe do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen civile, tha Fezer.“Aktualisht ka 599 strehimore publike në Gjermani. Ne do të kontrollojmë nëse mund të përmirësojmë më shumë sisteme të tilla. Në çdo rast, çmontimi i tyre është ndalur,” tha Fezer.

Ajo shpjegoi se qeveria po punon për koncepte të reja, duke përmirësuar parkingjet nëntokësore, stacionet e metrosë dhe bodrumet, në mënyrë që të bëhen strehimore të mundshme dhe se u ka ndarë shteteve federale 88 milionë euro për vendosjen e sirenave.

Ministrja njoftoi gjithashtu se vendi do të punojë edhe për ndërtimin e stoqeve të krizës që përfshijnë pajisje mjekësore, veshje mbrojtëse, maska apo ilaçe.

Kancelari gjerman Olaf Scholz premtoi më herët se do të rrisë fondet për mbrojtjen dhe do të ndajë 100 miliardë euro për ushtrinë./albora.ch/

Marketing