Në një fjalim në Dialogun e Tranzicionit Energjetik në Berlin, Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se ndihet e nderuar që në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, Baerbock ka thënë se Kosova do të bëhet më e pavarur me parkun e ri të erës.

Marketing

“Investimi është më i madhi i huaj në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë është i gjelbër dhe i pastër. Parku i erës do të furnizojë me energji rreth 100 mijë shtëpi dhe do të mbulojë 10 për qind të konsumit në Kosovë”, ka thënë ajo para rreth përfaqësuesve të 50 shteteve.

Ajo poashtu ka lavdëruar planin e punës, ndërsa u ka bërë thirrje ekspertëve për të ndihmuar Kosovën me energji, por edhe në aspektin e sigurisë.

Parku i erës në Selac dhe Bajgorë të Mitrovicës është financuar nga Gjermania. Është investimi më i madh i huaj deri tash në Kosovë. Mbi 170 milionë euro janë investuar për këtë projekt, ku fuqia e përgjithshme e instaluar është 105 megavat në orë./albora.ch/

Marketing