Një 31 vjeçar nga Kosova është vrarë në Gjermani të shtunën e kaluar më 7 janar.

Marketing

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Freiburgut, në zonën Auggener Weg.

Kosovari ishte dërguar në spital por nuk ka mundur të i përballojë plagëve të marra.

I dyshuari për rastin është një gjerman 29-vjeçar, ish i dashuri i partnerës së burrit nga Kosova.

Sipas policisë së Freiburgut 29-vjeçari në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë ka shkuar tek shtëpia e ish të dashurës së tij.

Para shtëpisë kishte ndodhur një mosmarrëveshje, ku i dyshuar ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të kosovarit dhe më pas është larguar, raportojnë mediat gjermane.

Albora.ch

Marketing