Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani paraditën e së shtunës.

Marketing

Nga mediat gjermane raportohet se një 33-vjeçar shqiptar i ka plagosur me thikën e kuzhinës dy persona, pronarin e firmës për ngjyrosje dhe kolegun e tij.

Bëhet e ditur se viktimat e moshës 50 vjeçare dhe 28-vjeçare kanë rrënjë kosovaro-serbe.

Ngjarja ka ndodhur papritmas derisa ata kishin shkuar së bashku për të ngrënë mëngjes në një nga furrat në Nymphenburg të Munchenit.

I dyshuari i qëlloi në qafë dhe gjoks, shefin dhe kolegun e tij, duke iu shkaktuar plagë të rënda atyre.

Njëra nga ta (kolegu) gjendet ende në rrezik për jetën.

Fillimisht ndaj të dyshuarit kanë nisur ekzaminimet psikike për shkak të tentim vrasje.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se pse ka ndodhur rasti.

Marketing