Teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar sot se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar.

Marketing

Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch, transmeton albora.ch.

Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus. Një javë më parë shifra ka shkuar në 226.

Situata na lejon largim gradual dhe të kujdesshëm të masave për të kufizuar përhapjen e infektimeve, ka thënë Schaade.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka prezantuar të mërkurën planin me tri faza për të larguar pothuajse të gjitha kufizimet kundër koronavirusit deri më 20 mars./albora.ch/

Marketing