Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova në Gjermani, është futur në rend dite për seancën e Bundestratit (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë). Lajmi u bë i ditur nga gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.

Marketing

Ai tha se ani se rendi i ditës është shkurtuar, në pikën e 23 të rendit të ditës mbetet shqyrtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Seanca do të mbahet më 11 shkurt.

“Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje. Shëndet dhe sukses”, ka shkruar Cani./albora.ch/

Marketing