Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në afërsi të aeroportit të Gjenevës. Trafiku ajror u ndërpre përkohësisht, por rifillon rreth orës 19.00.

Sipas toger Nicolas Millot, zëdhënës i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SIS), zjarri shpërtheu në kantierin e ndërtimit të qendrës së ardhshme federale për azilkërkuesit.
Zjarrfikësit ndërhynë me forcë, tha ai për agjencinë Keystone-ATS. Një kolonë e madhe tymi të zi ishte e dukshme në orët e vona të pasdites nga pika të ndryshme të qytetit.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihet një tym i dendur i zi që del nga pjesa e sipërme e godinës nga ku ka rënë zjarri.
Sipas një vlerësimi paraprak të publikuar në Twitter nga aeroporti i Gjenevës, të paktën njëmbëdhjetë fluturime duhej të anuloheshin për shkak të zjarrit dhe njëmbëdhjetë fluturime të tjera të planifikuara dhe tre private duhej të devijoheshin në aeroporte të tjera. Lidhjet e tjera pësuan vonesa të mëdha.
Incident en cours à l’aéroport de Genève @RTSinfo pic.twitter.com/0HQFx2gNRB
— Mendosa 🇦🇱 (@valdriiiin) May 20, 2022