Pothuajse të gjitha kufizimet për Covid-in u hoqën më 17 shkurt. Mbetet në fuqi vetëm kërkesa për mbajtjen e maskave në transportin publik dhe në objektet e kujdesit shëndetësor, transmeton albora.ch. Izolimi i detyrueshëm pesë-ditor i personave që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 mbetet gjithashtu në fuqi deri në fund të marsit.

Marketing

Zvicra aktualisht po kalon një valë të pestë të pandemisë, me shifra të larta të infeksioneve ditore për shkak të variantit ngjitës Omicron: 25,131 raste të reja u raportuan më 4 mars për periudhën e mëparshme 24-orëshe. Megjithatë, ekspertët e shëndetësisë njoftuan më 8 shkurt, se numri i infeksioneve të reja kishte arritur kulmin, shkruan swissinfo.

Më shumë se 12,700 njerëz kanë vdekur në lidhje me Covid-19 në Zvicër, e cila ka një popullsi prej 8.6 milionë banorë.

Spitalet nuk janë mbingarkuar dhe kujdesi intensiv është ulur po ashtu, tha qeveria zvicerane në një deklaratë. “Arsyeja për këtë është ndoshta imuniteti i lartë i popullatës për shkak të vaksinimit dhe sëmundjeve të hershme”, shtoi ai, ndërsa varianti më ngjitës Omicron ka më pak gjasa të shkaktojë raste të rënda krahasuar me variantet e mëparshme virale.

Zyrtarët zviceranë të shëndetësisë kanë rekomanduar marrjen e vaksinave përforcuese, për këdo nga mosha 12 vjeç e lart, mundësisht me vaksinën Pfizer/BioNTech. Rreth 69% e popullsisë ka marrë dy doza të vaksinës. Rreth tre milionë njerëz kanë marrë një injeksion përforcues. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing