Një gazetar zviceran është sulmuar nga ushtarë rusë në Ukrainë të dielën. Ai u plagos gjatë raportimit.

Marketing

Gazetari zviceran, Guillaume Briquet, u qëllua dhe u plagos nga ushtarët rusë në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Kështu shkruan gazeta online “Ukrainska Pravda”. Përveç kësaj, gazetari i pavarur u plaçkit, transmeton albora.ch.

Më 6 mars, ai po ngiste makinën e tij në drejtim të Nikolaev. Mjeti i tij kishte shënuar qartë “Press”, siç shihet edhe në një foto. Gjithsesi, makina e blinduar u qëllua nga personeli ushtarak rus “nga një distancë e afërt”, vazhdon të shkruajë gazeta online. Disa plumba shpuan xhamin e përparmë.

Gazetari ka pësuar lëndime në fytyrë dhe parakrah. Ai u dërgua në një spital në Kirovograd. I janë marrë pasaporta, 3000 euro, sende personale, material fotografik dhe një laptop. /albora.ch/

Marketing