Selam Allaraj, një histori suksesi e djalit nga Kukësi, që duke ëndërruar por edhe duke punuar shumë, pavarësisht vështirësive të jetës, arriti të jetë një emër i njohur në botën e kulinarisë, sidomos në artin e ëmbëlsirave.

Marketing

Histori frymëzuese është ajo e një djaloshit shqiptar që pas suksesit më ëmbëlsirat fshihet edhe një histori e trishtë, por që asnjëherë ai nuk ndaloi.

SElam Allaraj

Selam Allaraj, është i riu nga fshati Topojan i Kukësit, që sot është shef pastiçerie në Venecia dhe njëri ndër më të pëlqyerit e momentit. Historia e tij fillon në klasën e katërt, kur e përjashtuan nga shkolla pasi në pamundësi ekonomike shkonte të punonte me bagëti. Më tej, një tragjedi e madhe ndodhi në familjen e Selamit, ai humbi dy vëllezërit në emigrim dhe kjo bëri që të merrte rrugët e Evropës. I riu u largua drejt Italisë, ku mësoi në mënyrë autodidakte gjuhën, filloi punë kamerier dhe më pas dalëngadalë u bë pastiçier, teksa sot punon në Venecia.

Në një intervistë ekskluzive për Albora.ch, Selami tregoi historinë e tij, duke u kthyer në një frymëzim për të gjithë.

Selam Allaraj

“Në klasë të katërt më përjashtuan nga shkolla, për disa mungesa sepse shkoja me bagëti. Në familjen tonë ndodhën edhe disa fatkeqësi të tjera, humba dy vëllezër. Ata u larguan në Greqi për emigrim. Vëllezërit e mi kanë pësuar një tragjedi dhe kjo ka qenë tejet e vështirë sepse viti 1995 mbetet i trishtë sepse vëllezërit Basria e Islami shkuan atje për të fituar bukën e gojës sepse ajo edhe na mungonte por u kthyen të vdekur dhe kjo ishte një tragjedi. Familja prekej përveç fatkeqësitë të varfërisë edhe në fatkeqësi të tjera. Qetësia e familjes sonë u prish dhe e vështirë për tu ruajtur.

Selam Allaraj i vogël me prindërit

Ata vajtën në një fshat në Selanik dhe bënte ftohtë atje. Ata kanë ndezur stufën dhe e kanë future brenda në dhomë. Kanë fjetur dhe janë asfiksuar. Unë vajta në Maqedoni në këmbë përmes Korabit, pastaj u transferuam në Tiranë bashkë me prindërit, por nuk më dhanë as patentën se nuk kisha dëftesë shkolle.

Në 2007 aplikova për një vizë sezonale dhe u largova në Itali. Kisha fatin që punoja 4 orë në ditë, por nuk më mbaroi viza dhe i thash pronarit të ma zgjaste pak kontratën. Ai më tha ta zgjas kontratën, por nuk mund të paguajë taksat. Ma bëri për një vit, po punoja orë të tjera në ndërtim. Në 2009, fillova të punojë kamarier dhe fillova të mësojë në mënyrë autodidakte gjuhën italiane dhe shqipe se nuk kisha mundësi. Dalëngadalë ja arrita të mësoja pastiçerinë dhe në 2012 ja dola të mësojë të gatuajë ëmbëlsira në një hotel në Rimini dhe aty fillova“

Selam Allaraj aktualisht po korrë një super sukses si pastiçeri në Itali konkretisht në Venecia.

Karriera e tij edhe pse filloj në kushte tejet të vështira ai sot na tregon se ëndrrat duhet ruajtur dhe punuar forte për to. Ai tregon se qysh I vogël kishte një dashuri për gatimin dhe se në atë kohë gatuante ushqime tradicionale të zonës. Nivele të tilla realizimi të pjatave të ëmbla, mund t’i arrish vetëm nëse të është ëmbëlsuar gjaku që kur ke lindur. Ky është rasti i Selamit. “Marrëdhënia ime me ëmbëlsirat ka nisur që kur isha fëmijë. Stërgjyshi im ka pasur një ëmbëltore në Shkodër dhe një në Gjakovë, kështu që e gjithë familja ka qenë e lidhur me pastiçerinë, edhe pse jo të gjithë pjesëtarët i kanë gatuar. Në momente tepër të vështira të jetës edhe mund të humbasësh e të harrosh se çfarë do të bësh, siç ndodhi me mua pas humbjes së vëllezërve e vështirësive ekonomike që kaloi familja, por rrugën e ëndrrës e gjen gjithmonë”.

May be an image of dessert

Aktualisht Selami është i fokusuar një artin e ëmbëlsirave dhe më atë po i manhit të gjithë ata që shkojnë në Venecia dhe thotë se komentet janë tejet pozitive. “Tani më quajnë “Artist i kulinarisë” dhe jam shumë i lumtur për këtë, ëmbëlsirat e mija mahnitin të gjithë në shijen delikate, në bukuri dhe se si paraqiten në pjatë sepse secila nga këto bëhen më një dashuri dhe përkushtim të madh. Mahnitën të gjithë më paraqitjen time dhe kjo normalisht më benë të vazhdoj tutje dhe të punoj edhe më shumë.

Allaraj ka treguar për Albora.ch se është shumë I ndjekur një rjete sociale dhe nga aty edhe ka marrë gjithmonë mbështetje të madhe sidomos nga shqiptarët. “Më ndjekin në për rrjete sociale shumë njerëz , më kanë mbështetur gjithmonë , më komentojnë edhe emocionohem kur lexoj komentet e miqve sepse unë i quaj miq jo ndjekës sepse ashtu i konsideroj.

Selam Allaraj

“Gjatë punës ndodhin edhe gjëra të çuditshme por nuk jam dorëzuar kurrë, shpesh herë nëse nuk je i zoti kritikohesh, dhe nga një herë kur je shumë i zoti lindin xhelozia zili dhe inate por nuk duhet të biesh pre e provokimeve dhe unë gjithmonë i kam injoruar”, ka thënë artisti i ëmbëlsirave. Ai po ashtu ka treguar se njerëzit që shkojnë për vizitë janë tejet të sjellshëm dhe janë nga gjitha vendet e botës por edhe e vlerësojnë lartë punën e Selamit derisa shumë herë shkojnë vetëm për ëmbëlsira.

Selami nuk e përjashton edhe mundësinë e rikthimit në Shqipëri, për të provuar Tiranën, por deri më tani ende nuk ka marrë një vendim. Ai është shumë i lidhur më Shqipërinë dhe e donë aq shumë. Për gjithë ju që doni ta takoni apo shijoni ëmbëlsirat e Selamit kur shkoni në Venecia në Punto Conteria Murano.

A. Jahaj, Albora.ch

Marketing