Që nga viti 2011, Zvicra ka marrë pjesë në Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), e cila monitoron kufijtë e jashtëm të zonës Shengen.

Marketing

Bashkimi Evropian ka vendosur të forcojë këtë agjenci duke i dhënë më shumë burime financiare dhe staf. Si një anëtare e zonës Shengen, Zvicrës i kërkohet të rrisë kontributin e saj vjetor përtej asaj që ka dhënë vendi deri më tani – 24 milionë franga të dhuruara në vitin 2021, së bashku me gjashtë anëtarë të stafit.  

BE-ja dëshiron që Zvicra të rrisë kontributin e saj në 61 milionë franga në vit dhe 40 punonjës deri në vitin 2027, transmeton The Local.

Këshilli Federal dhe parlamenti kanë rënë dakord të marrin pjesë në zgjerimin e Frontex-it, duke argumentuar se përfundimi i këtij bashkëpunimi do të kishte pasoja të rëndësishme në sigurinë, azilin, trafikun ndërkufitar, turizmin dhe ekonominë në përgjithësi.

Megjithatë, kundërshtarët e ligjit, duke përfshirë kryesisht grupe të majta, po argumentojnë se “Frontex është përgjegjës për politikën e dhunshme të kryer kundër migrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së” dhe është bashkëpunëtor “në shkeljet e të drejtave të njeriut dhe dëbimet e paligjshme”.

Foto: Google map (Screenshot)

Marketing