Nga 28 shkurti personat që janë vaksinuar kundër Covid-19 nuk do të mbajnë më maska në ambientet e brendshme. Por ato do të mbesin të detyrueshme në transportin publik dhe në ambientet e mbyllura, për personat që nuk janë vaksinuar kundër covid.

Marketing

Rregullat do të zbatohen për hapësirat publike si bare dhe restorante, sporte dhe aktivitete të kohës së lirë.

Nga 2 shkurti Franca ka hequr detyrimin për të mbajtur maskën në ambientet e jashtme.

Tani kur zgjedhjet po afrohen (në prill) dhe rritjes së pakënaqësisë së popullit për kufizimet e Covid, qeveria e Emmanuel Macron ka premtuar se do lehtësojë masat brenda javësh nëse rastet vazhdojnë të shënojnë rënie./albora.ch/

Marketing