Është arrestuar nga policia franceze nëna e një djali 10 vjeçar, trupi i të cilit u gjet i futur në një valixhe, bënë të ditur prokurorët. Trupi u gjet në qytetin Ferrieres-en-Brie në lindje të Parisit.
Nëna, 33 vjeçe, të cilën policia e kishte kërkuar që kur partneri i saj sinjalizoi alarmin, u arrestua në qytetin e afërt Choisy-le-Roi në shtëpinë e një anëtari të familjes, thanë prokurorët rajonalë, shkruan AFP, përcjell albora.ch.
Shqetësimi ishte shkaktuar pasi që gjaku u gjet në shtëpinë e familjes dhe autoritetet filluan menjëherë një operacion kërkimi.
Prokurorja publike nga qyteti i Meaux Laureline Peyrefitte tha se hetimet çuan në zbulimin e trupit të fëmijës “të fshehur në një valixhe me rrota, në një kosh plehrash” afër shtëpisë së familjes.
“Ai kishte disa plagë të rënda, me shumë gjasa të shkaktuara nga një goditje me thikë. Andaj është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, përfundoi prokurorja./albora.ch/