Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se me gëzim e ka pranuar letrën e ministres së Kulturës së Francës, Roselyne Bachelot-Narquin, me anë të së cilës konfirmohet vullneti i qeverisë franceze për bashkëprodhim kinematografik.

Marketing

“Jam tejet i gëzuar që sot edhe në kopje fizike kam pranuar letrën e ministres franceze të Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin, përmes së cilës ajo konfirmon vullnetin e qeverisë franceze për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Kosovën”.

Çeku tha se marrëveshja do të nënshkruhet gjatë pjesës së dytë të muajit maj, kur edhe mbahet festivali i njohur i filmit në Cannes.

“Marrëveshja përkatëse mes dy shteteve tona do të nënshkruhet gjatë Festivalit të Kanës, në pjesën e dytë të muajit maj. Kjo marrëveshje u ofron mundësi dhe mbështetje shtesë filmbërësve të Kosovës për bashkëpunime kinematografike me partnerët francezë”.

“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për zyrtarët e Ambasadës së Francës në Kosovë, duke filluar nga ambasadorja Marie-Christine Butel, këshilltari për kulturë, Donato Giuliani, dhe atasheu për kulturë, Valon Ibraj. Angazhimi i tyre këmbëngulës ka qenë vendimtar për jetësimin e kësaj marrëveshjeje bilaterale”./albora.ch/

Marketing