Në Holandë zakonisht nuk thonë “më fal”. Trajnerja ndërkulturore Saskia Maarse, thotë se holandezët njihen se janë të drejtpërdrejtë, që nënkupton se mesazhet e tyre janë të qarta dhe të sakta.

Marketing

Ajo diferencoi edhe mënyrën e komunikimit në krahasim me shoqëritë e tjera, në të cilat stili i komunikimit është indirekt dhe u bazua në shoqërinë britanike.

“Stili britanik, për shembull ka shumë mirësjellje, diplomaci dhe takt. Në Holandë ka më shumë transparencë, ndershmëri dhe çiltërsi”.

Një aspekt tjetër themelor është ndershmëria. “Është e rëndësishme për ta të jesh i sinqertë dhe ndërsa shumë prej nesh e interpretojnë këtë si sjellje të vrazhdë, nuk është qëllimi i tyre të tregohen të vrazhdë”.

Marketing