Ardit Gjebrea paralajmëroi shumë surpriza në edicionin e këtij viti të festivalit “Kënga Magjike”. Ky edicion i 23-të do të ngjisë në skenë 26 artistë BIG shqiptarë por gjithashtu shtrirja gjeografike do të zgjerohet, ku shumë emra të njohur ndërkombëtarë do t’i bashkohen kësaj kategorie.

Marketing

Një ndër emrat ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në festival është dhe fituesi i Sanremo-s, Marco Carta. Fituesi i talent show “Amici 2008” dhe fitues i “Sanremo 2009”, do të jetë një nga konkurrentët e kategorisë “Big International Artist”, lajm të cilin e ka zbuluar vetë ai.

Në një postim në Instagram, fituesi i “Sanremo 2009” ka shkruar:

“Më kënaqësi ju njoftoj së do të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2022”, në kategorinë “BIG INTERNATIONAL ARTIST”, me një këngë të re që e dua shumë: “(Ndoshta) nuk më mjafton më”. Është një nder që do të kem mundësinë të këndoj një këngë kaq të rëndësishme, në një ngjarje kaq prestigjioze dhe ndërkombëtare. Festivali mbledh çdo vit artistë nga e gjithë bota dhe jam i lumtur që jam përzgjedhur. Qëndroni të sintonizuar për më shumë lajme në ditët në vijim!”

Marketing