Filmi ‘Zgjoi’ nën regjinë e Blerta Bashollit është duke u shfaqur në kinotekën e Jugosllavisë në Beograd, e cila është në pronësi të shtetit. Filmi ështu duke u shfaqur në kuadër të festivalit, ‘Mirdita, Dobar dan’.

Marketing

Policia serbe është duke qëndruar jashtë objektit, për të ofruar siguri. Aty ka edhe qytetarë serbë të shumtë të cilat kanë shfaqur interesim për shikimin e këtij filmi.

Kujtojmë se ky film tregon për jetën e Fahrije Hotit, një të veje nga Krusha e Madhe, të cilës forcat serbe ia vranë bashkëshortin në luftë.

Pas kësaj ajo mbeti e vetme, përballë mentalitetit të një vendi të sapo dalë nga lufta dhe dëshirës e nevojës për të krijuar një jetë të re për vajzën e djalin e saj. Jetesa e saj me fëmijët e vjehrrin e vështirëson edhe më shumë idenë për të bërë revolucion në atë shtëpi ku babai i burrit të saj është ende i prekur nga zhdukja e të birit dhe nuk bën lëshime shkaku i “katunit”.

E vendosur mes gjithë paragjykimeve, vuajtjeve të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë dhe nevojës për ekzistencë, Fahrije Hoti fillon biznesin e saj me gratë tjera të Krushës për krijimin e ajvarit dhe shitjen e tij.

Marketing