Një 34-vjeçar u arrestua nga karabinierët italianë me akuzën se mbrëmë ka vrarë një 23-vjeçar në Turbigo (Milano) dhe ka plagosur në këmbë një 30-vjeçar.

Marketing

Vrasësi i dyshuar dhe viktimat janë shtetas shqiptarë dhe po merrnin pjesë në një festë me bashkatdhetarë të tjerë kur nisi një mosmarrëveshje në kulmin e së cilës 34-vjeçari dyshohet se ka qëlluar.

Një i ri 23-vjeçar është vrarë mbrëmjen e vonë të së premtes 16 shtator në Turbigo, në provincën e Milanos. I riu, i cili u qëllua me plumb në arterien karotide, ka vdekur më pas në spital.

I dyshuari është një 34-vjeçar, i cili ka plagosur edhe një 30-vjeçar, i cili u arrestua së fundmi nga karabinierët. Të shtënat kanë ndodhur gjatë një feste që po zhvillohej në një lokal në komunën e provincës së Milanos rreth orës 23:30 të së premtes.

Krejt çka dihet është se viktima dhe i arrestuari janë me kombësi shqiptare, si dhe 30-vjeçari i plagosur. Rasti ndodhi pranë një lokali në Via Allea Comunale në Turbigo, një qytet me shtatë mijë banorë në veriperëndim të Milanos.

Siç raportojnë mediat lokale italiane sherri shpërtheu për arsye të kota, ndoshta për vlerësim të tepërt ndaj një femre, gjatë një feste që po zhvillohej në lokal.

Si rrodhi ngjarja?

34-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të një 30-vjeçari, i cili ka mbetur i plagosur. Në atë moment të pranishmit e tjerë e rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi më shumë të shtëna me të njëjtën armë.

Një nga plumbat ka goditur në karotide një 23-vjeçar shqiptar, i cili ka vdekur më pas në spitalin e Legnano.

Nga ana tjetër, 30-vjeçari i plagosur ndodhet i  shtrirë në spitalin Busto Arsizio dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e karabinierëve dhe arma e humbur

Menjëherë pas të shtënave, 34-vjeçari u ndalua dhe u rrah nga të pranishmit. Me të mbërritur në vendngjarje, karabinierët e kompanisë së Legnano-s dhe stacionit të Castano Primo-s bllokuan dhe arrestuan 34-vjeçarin.

Të shtënat kanë ndodhur jashtë lokalit. Pistoleta e përdorur është e kalibrit 6.35 e raportuar e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Marketing