Fati i bankës zvicrrane Credit Suisse mund të vendoset në 36 orët e ardhshme pas një jave të vështirë për bankën e dytë më të madhe të Zvicrrës.

Marketing

Investitorët dhe klientët tërhoqën paratë e tyre nga Credit Suisse gjatë disa ditëve të fundit, ndërkohë që trazirat përfshinë industrinë bankare globale pas rënies së dy huadhënësve amerikanë, shkruan CNN.

Aksionet e bankës humbën 25% gjatë javës, pavarësisht një kredie emergjente prej 54 miliardë dollarësh nga Banka Kombëtare Zvicrrane. Çmimi i kontratave financiare të krijuara për të mbrojtur investitorët kundër humbjeve të mundshme në bonot e saj u rrit në nivele rekord.

Më shumë se 450 milionë dollarë u tërhoqën nga fondet evropiane dhe amerikane të menaxhuara nga banka midis të hënës dhe të mërkurës, sipas Morningstar.

Deri të premten, analistët spekuluan se do të nevojitej një shpëtim i plotë dhe raportet filluan të qarkullonin për një marrje të mundshme nga rivali i saj më i madh zvicran, UBS.

Reuters dhe Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, të dy raportuan se rregullatorët zvicrranë po u kërkonin bankave të pajtohen për një marrëveshje përpara hapjes së tregjeve të hënën për të forcuar besimin në sistemin bankar të vendit. FT tha se bordet e UBS dhe Credit Suisse pritej të takoheshin veçmas gjatë fundjavës.

Mirëpo, Credit Suisse dhe UBS refuzuan të komentojnë për Reuters.

Marketing