Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me tre liderë të tjerë shqiptarë është takuar me të dërguarin special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit.

Marketing

Përmes një shkrimi në Facebook, Kamberi tha se në këtë takim diskutua për nevojën e trajtimit të drejtë dhe të barabartë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, tha Kamberi.

Marketing