Varianti XBB.1.5 i coronavirusit të ri mund të përhapet në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Evropës në javët e ardhshme dhe të bëhet varianti dominues, tha një epidemiolog gjerman.

Marketing

Ky variant është i pranishëm në pothuajse gjysmën e numrit të personave të rinj të infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton derstandard.

“Ne mund të parashikojmë me njëfarë sigurie se ky variant do të mbizotërojë edhe në vendin tonë”, tha Hajo Zeeb nga Instituti për Parandalimin, Kërkimin dhe Epidemiologjinë Leibnitz në Bremen.

Sipas tij, XBB.1.5 shkakton rënie të imunitetit te personat që janë vaksinuar ose e kanë kaluar sëmundjen prej kohësh.

Ai shton megjithatë se aktualisht numri i rasteve të njohura të variantit XBB.1.5 në Gjermani është shumë i ulët dhe se nuk ka nevojë të merren parasysh masa të reja.

Varianti i zbuluar në muajin tetor u përhap shumë shpejt në veri-lindje të SHBA-së dhe nga mesi i dhjetorit u bë dominues në atë pjesë të vendit, ndërsa në pjesët e tjera është më pak i pranishëm.

Ka shumë pak informacion për ashpërsinë e sëmundjes që shkakton ky variant, tha Richard Neher, kreu i grupit kërkimor për evolucionin e viruseve dhe baktereve në Universitetin e Bazelit, por ai vlerëson se nuk është dukshëm i ndryshëm nga variantet e tjera në këtë aspekt.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach shprehu shqetësimin për variantin e ri, por edhe shpresën që gjermanët ta kalojnë dimrin përpara se varianti të përhapet.

Marketing