Gazetare: Anisa Cela

Marketing

Enom dhe Young Zen, dy djemtë shqiptarë që jetojnë në Basel të Zvicrës me muzikën e tyre po bëjnë përditë për vete miliona dëgjues, shkruan albora.ch.

Ata flasin ekskluzivisht për albora.ch për karrierën, projektet dhe synimet e tyre në të ardhmen.

“Ne si artistë quhemi Enom dhe Young Zen, emrat tanë të vërtet janë Enis dhe Shkëlzen. Jetojmë në Zvicër. Përveç muzikës ne punojmë dhe punë tjetër, plus jemi të angazhuar dhe me familje dhe shoqërinë tonë.

Ata kanë treguar pse kanë vendosur ta hapin Tik-Tokun dhe si ka lindur ideja që t’i imitojnë artistët.

“Kemi qenë në një drek me mikun tim, në diskutim e sipër menduam pse mos hapim një faqe Tik-Tok. Ku kemi filluar të imitojmë artistë shqiptarë për argëtim. Kjo gjë ka marr shumë pëlqim nga publiku, ku dhe fama po rritej dita-ditës. Aty filluam të bëjmë mixa-t tona dhe më vonë këngët tona. Jemi përshtatur shumë në muzikë, sepse kemi kombinimet në këndim dhe rep”, thonë ata.

Ata theksojnë se “karriera jonë ka filluar prej vitit 2020 ku kemi publikuar së pari këngën në Youtube. Ndërsa me muzikë merremi prej moshës 14 vjeçare”.

”Muzikën si plot të tjerë e kemi pas hobi, por si çdo njeri që hobin e ka ëndërr kërkon ta kthej në profesion dhe realitet”.

Artistët e ri shqiptarë, tashmë kanë edhe studion e tyre muzikore, në të cilën këngët e incizojnë edhe artistët e tjerë. 

“I kemi 2 studio në Zvicër, ku përveç ne dhe të tjerë artistë vijnë punojnë në studiot tona. Studion e shfrytëzojmë dhe për artistë të ndryshëm, emra të njohur të estradës së Kosovës, ku kemi krijuar shumë tekste dhe vija melodike ose ua kemi bërë komplet këngën”.

Ata thonë të famshëm i bëri kënga “Lejla”, e cila mori shumë klikime.

“Ka arrit mbi 4 milionë shikime në Youtube dhe mbi 240 mijë video në Tik-Tok. Aty kemi qënë në vendin e parë. Ku më pas kemi publikuar shume këngë njohura si: Shuj ti, A bon me t’pa, Ti je, Kosova etj..

Enom dhe Young Zen shtojnë se “akoma nuk e kemi planifikuar kur do e publikojmë këngën e radhës”, por edhe kur i bëjnë këngët nuk bazohen në jetët e tyre personale.

“Por, në bazë të atmosferës që shohim në jetën e gjithkujt. Cdo muzik e jona vjen në bazë të kohës, stinës ose muajit”.

“Momenti më i mirë për mua ka qënë, kur familja na ka përkrahur në muzikë dhe kur ndihen krenarë me neve. Më i keqi ka qenë kur disa njerëz më kanë premtuar në muzikë dhe më pas nuk kanë dalë të fjalës”.

Ata këshillojnë të rinjtë që mos të dorëzohen për t’i arritur ëndërrtat, pasi sipas tyre

“një ditë çdo sakrificë e juaja do shpërblehet”. /albora.ch/

Marketing