Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Belgjikë. Ai është ekzekutuar me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide.

Marketing

Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë, shkruajnë mediat belge.

Prokurori publik ka konfirmuar se është arrestuar një person, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.

Marketing