Edhe një i ri është larguar nga Kosova. Kushtrim Balaj ka marr sot rrugën e mërgimit.

Marketing

Lajmin e ka dhënë vëllai i tij, Ismet Balaj përmes një postimi në Facebook, shkruan Albora.ch.

Ai ka treguar se para Kushtrimit kishte përcjellë edhe 5 vëllezër të tjerë.

Postimi i plotë:

I thyer, i rënduar, i lodhur, i mërzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllait tim i cili sot mori rrugën e mërgimit.

M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e dëshpëruese.

Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!

Jam mbet krahthyer, kurrë ma i dobët nuk jam ni, kurrë ma përtokë nuk e kam pa vetën.

Edhe shtëpinë e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.

Rruga e mbarë Kushtrim

Ashtu qysh u nise ti i dëshpëruar për në dhe të huaj, njësoj të dëshpëruar e të copëtuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!

May be an image of 3 people and people standing
Marketing