Në korrik 2017, një burrë qëlloi nga ballkoni i tij mbi një grup njerëzish rreth 50 metra larg në sheshin e ndërtesës së shkollës Wydenhof, shkruajnë mediat Zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

 Për pasojë një i ri nga Kosova ka marrë plagë të ndryshme me plumba. Gjykata penale e shpalli fajtor autorin për tentim vrasje dhe e dënoi me gjashtë vjet e dy muaj burg.

Të akuzuarit, dy prokurorë privatë dhe prokurori publik e apeluan aktgjykimin në gjykatën kantonale.

Në aktgjykimin e saj të datës 10 mars 2023, gjykata kantonale deklaroi se i akuzuari ishte “i mërzitur dhe i dehur pak” në kohën e krimit. Sipas aktgjykimit, 40-vjeçari zviceran ka marrë pushkën e tij dhe ka futur një karikator, ndonëse e dinte, ndryshe nga sa thoshte, se në të kishte një gëzhojë.

Si rezultat, ai mbushi pushkën, e vendosi në divan dhe mbaroi birrën. Më pas ai mori pushkën dhe vendosi të gjuante në “burimin e zhurmës” përmes një vrime në shkurre. Ai drejtoi armën drejt grupit të njerëzve dhe tërhoqi këmbëzën. Kjo është bërë e ditur më tej nga gjykata kantonale.

Albora.ch

Marketing