Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që dyshohet se kishte kryer vjedhje në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Marketing
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosvës, të cilët kanë njoftuar se zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarën shqiptare me shtetësi austriake, pasi që e njëjta dyshohet se në aeroportin e Vjenës ka marrë dy çanta që nuk ishin në pronësi të saj.
Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje./albora.ch/
Marketing