Revista prestigjioze në Zvicër “20 Minuten” në faqen e parë të saj prezantoj risinë në ofrimin e modelit të ri të ndryshimit në lidhje me rregullat për kohëzgjatjen e punës.

Marketing

Këto po ofrohen nga salloni i dy shqiptareve të famshme atje. Ajkune dhe Violeta me qëllim të përkrahjes së grave dhe nënave, për herë të parë morën guximin dhe iniciativën për të ofruar orar më të shkurtuar të punës në sallonin e tyre.

Nga 40-44 ore pune, ato po ofrojnë vetëm 32 ore pune në javë dhe atë të ndara në vetëm 4 dite pune dhe me pagesë qind për qind.

Kjo iniciativë është bërë hit në Zvicër dhe është mirëpritur nga shumë shtresa të shoqërisë.

Shumica po e shohin si mundësi qe do të ndikonte direkt në mirëqenien e përgjithshme të punëtorit dhe mbetët të shihet se si do të pasohet nga punëdhënësit tjerë në Zvicër./albora.ch/

Marketing