Dy shtetas shqiptarë 42-vjeçari Vladimir Cela dhe bashkëpunëtori i tij 35-vjeçar Kreshnik Sulvovari janë arrestuar në një ambient të shndërruar në “fermë” për prodhimin masiv të kanabisit në Britani. Ata u arrestuan nga autoritetet britanike në zonën e Hartlepool.

Marketing

Dy shqiptarët janë vendosur në paraburgim dhe pritet që Gjykata e Teesside të marrë vendimin për ta teksa mbahen në burgun e Durhamit.

Para drejtësisë të dy kanë pranuar krimin e tyre për prodhimin e drogës me vlerë të llogaritur prej rreth 800 mijë paundësh.

Marketing