Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica ka deklaruar se mirëpresin lehtësimin e masave anti-COVID nga Qeveria, ku atyre iu mundësohet shfrytëzimi i kapaciteteve të plota brenda hapësirave të gastronomisë.

Marketing

Vendimi për lehtësimin e masave nga Qeveria erdhi pasi ka rënie të dukshme të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, për gastronomët ky hap po vlerësohet si hap pozitiv për këto biznese.

Vranica ka theksuar se me ardhjen e diasporës, do të këtë një rritje të konsumit në sektorë të ndryshme, jo vetëm në ato të gastronomisë.

“Realisht tash është me kapacitete të plota, përkundër vetëm dëshminë për personat të cilët futen brenda dhe duhen të kenë dy vaksina ose një vaksinë Johnson&Johnson, ose personat të cilët nuk mund të pranojnë vaksinë me një dëshmi nga mjeku specialistë që nuk mund të këtë kundër indikacione. Këto lehtësime janë bëre për shkak të pozitivitetit, ku rastet kanë rënë jashtëzakonisht shumë, për mos të thënë fare. Edhe rastet spitalore janë jashtëzakonisht të vogla që do të thotë se nuk ka pasur arsyeje që të këtë kufizime të tilla në 50 për qind të kapacitetit brenda hapësirave të gastronomisë por tashmë është më 100 përqind të kapacitetit, gjë e cila është për t’u përshëndet, pasi praktikisht në pjesën e dytë të vitit do të thotë shumë për neve dhe ekonominë tonë, sepse jemi bazuar si ekonomi në shërbime dhe jo në prodhim dhe tregti siç janë vendet e zhvilluara, prandaj për neve kjo është një lloj infuzionimi dhe me ardhjen e diasporës do të këtë edhe një rritje të konsumit e cila do të ndikojë në dikasitët të tjerë në sektorë të ndryshëm, për shembull prodhimit, tregtisë e të gjitha më radhë, edhe furnitorë do të këtë më shumë qarkullim si pasojë e zgjerimit të aktivitetit në gastronomi”, theksojë ai./albora.ch/

Marketing