Marketing

Dy persona u arrestuan në vendkalimin Chiasso Brogeda teksa tentonin të hynin në Zvicër me gjysmë kilogram kokainë dhe një shumë të madhe parash.

Kapur me gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një milion euro në doganë, dy burra, një gjerman 33-vjeçar dhe një turk 61-vjeçar, të dy banues në Gjermani përfunduan në pranga teksa kalonin përmes postës doganore Chiasso Brogeda, transmeton albora.ch.

Të dy po udhëtonin në një kamion me targa gjermane duke hyrë në Zvicër kur u ndaluan nga agjentë të Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare. Kontrolli i mjetit më pas ka bërë të mundur gjetjen e drogës dhe shumës së madhe parash.

Veprat e supozuara, raportoi ministria publike në një shënim, janë një shkelje e rëndë e ligjit federal për drogën dhe pastrimin e parave. Masa kufizuese e lirisë është konfirmuar orët e fundit nga gjyqtari i masave shtrënguese. Hetimi është i koordinuar nga prokurorja publike Margherita Lanzillo./albora.ch/

Marketing