Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars nga ora 18:00, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.

Marketing

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” e ka cilësuar këtë përballje si “vëllazërore”.

“Dueli i vëllezërve: Zvicër vs Kosovë”, thuhet në njërën prej publikimeve të këtij mediumi.

“Blick” e ka shoqëruar këtë me një fotografi interesante. Flamurin e Zvicrës e ka ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kurse atë të Kosovës me ngjyrat e shtetit zviceran.

Kujtojmë se te Zvicra janë tre futbollistë me origjinë nga Kosova; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri. Të tre këta futbollistë janë të ftuar për ndeshjen ndaj “Dardanëve”./albora.ch/

Marketing