Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa gjatë një interviste për mediumin e njohur “The Wall Street Journal” ka komentuar mesazhet e komentusve serb që mundohen të ia mohojnë identitetin e saj që vjen nga Kosova.
“Unë lexoj shumë komente që më thonë se nuk kam vendlindje, se nuk kam identitet dhe se Kosova nuk ekziston si vend. Unë kam jetuar në Kosovë, e di për jetët e humbura. Që dikush të ma mohojë identitetin tim dhe përjetimet e mia, është vështirë të rri e të mos flas për këtë. Andaj kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”, ka thënë ndër të tjera Dua Lipa.
Gjatë gjithë kohës, Dua Lipa ka ruajtur lidhjen me Kosovën, duke bërë vazhdimisht postime për të, ani pse gjithmonë është përballur me komente të ashpra./albora.ch/
thank you @WSJMag ~~~~ service95 // shot by Daniel Jackson pic.twitter.com/TBoo9D4btG
— DUA LIPA (@DUALIPA) January 25, 2022