Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë një zë i fuqishëm kur bëhet fjalë për ngjarjet e mëdha që ndodhin përreth botës.

Marketing

Ajo së fundmi ka bërë një postim në lidhje me sulmet ruse në Ukrainë, duke treguar disa mënyra për të përkrahur këtë të fundit.

“Përderisa Ukraina lufton kundër ushtrisë pushtuese të Putinit, e tërë bota dëshiron të mbështesë luftën e këtij vendi të guximshëm për liri dhe demokraci. Edhe ne në Service 95 duam të ndihmojmë, kjo është arsyeja se përse ne po ndajmë disa mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, për të ndihmuar me furnizime mjekësore dhe për fushatën e ushtrisë ukrainase”, ka thënë Lipa.

Krahas Duas, të shumtë kanë qenë yjet botërorë që kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Ukrainën në forma të ndryshme. Ryan Reynolds dhe Blake Lively u bë e ditur se do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas./albora.ch/

Marketing