Nuk do ta imagjinonit kështu fillimin e pushimeve. Daisy Barr dhe miqtë e saj donin të shkonin me pushime në një fluturim Easyjet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch. 

Marketing

Kur hipën në aeroplan u zhgënjyen.

Sipas biletave, grupi do të kishte vende në rreshtin e 26-të të aeroplanit. Por nuk kishte më vende në rreshtin 26, dmth nuk kishte ulëse me këtë numër.

@daisybarr1

♬ Mission Impossible Theme (Movie Trailer Mix) – Dominik Hauser

Ky nuk ka gjasa të jetë një rast i izoluar, pasi Easyjet ka hequr 6 vende nga secili prej avionëve të tij më të vegjël, A319, për verën e vitit 2022. Kjo bën të mundur fluturimin me më pak njerëz. Në fakt, vendet e prekura duhet të ricaktohen, por kjo nuk ndodhi me Daisy dhe miqtë e saj.

Grupi pa ndenjëse ekzistuese thuhet se në fund të fundit ka gjetur vende të lira në aeroplan dhe thuhet se gjithsesi kanë mundur ta realizojnë fluturimin. Në një tjetër video, Daisy shkruan se asaj iu kthyen 41,93 funte.

@daisybarr1

Easy jet saw our video and refunded us £41.93 🤪 (also im not cringe and did not speak to any newspapers)

♬ original sound – livinonthedancefloor💋
Marketing