Zvicra ka një numër të mjaftueshëm të strehimoreve të mbrojtjes civile për të gjithë popullsinë, por disa objekte duhet të modernizohen dhe të ripërdoren për përdorimin e synuar.

Marketing

Kjo sepse që nga fundi i Luftës së Ftohtë, shumë nga këto ambiente, të cilat u ndërtuan dekada më parë, janë shkatërruar, transmeton The Local.

Komponentët thelbësorë si sistemet e ventilimit dhe filtrat e gazit do të duhet të zëvendësohen. I takon kantoneve që ose të çmontojnë bunkerët që nuk janë më funksionalë ose të rinovojnë ata që mund të ruhen.

Qeveria federale dhe ajo kantonale po diskutojnë tani se si mund të ndërmerret kjo detyrë me synimin për të ofruar lehtësira të sigurta për të gjithë banorët e vendit në rast të një sulmi ose një tjetër emergjence.

Sot, Zvicra ka 360,000 strehimore komunale të afta për të akomoduar të gjithë popullsinë në rast nevoje.

Foto: Pixabay (Ilustrim)

Marketing