Të jetosh larg atdheut nuk është e lehtë. Edhe pse shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të jetojnë jashtë vendit, gjithmonë mendjen e kanë në atdhe.

Marketing

Shumë prej tyre kanë mënyrat të ndryshme për të kujtuar vendlindjen e tyre.

Disa me kujtime, disa të tjerë me fotografi, shumë prej tyre çmallen duke dëgjuar dhe kënduar këngë për mëmëdheun.

Një mënyrë e veçantë për ta shuar mallin është muzika popullore apo folklorike. Në tekstet e këtyre këngëve më së miri përshkruhet malli dhe dashuria për vendlindjen.

Për muzikën popullore, për Albora.ch ka folur këngëtari i këtij zhanri të muzikës, Liridon Gashi.

Gashi ka disa vite që është shpërngulur nga Kosova, duke e marrë rrugën e mërgimit. Ai tashmë jeton në shtetin gjerman.

Ai vjen nga një familje që është marrë gjithmonë me muzikën folklorike.

No description available.
Liridon Gashi

Gashi shprehet se muzika folklorike është pjesë e tij, ndërkaq ka zbuluar se i ka për qejf baladat.

“Rrjedhë nga një familje muzikantësh. Familja ime gjithmonë kanë kënduar folklor dhe nuk është që e kam zgjedhur, por është pjesë e imja. Por, më me qejf i këndoj baladat”, ka zbuluar ai.

Ndërkaq, është pyetur se nëse ka menduar që të ndryshoj zhanrin e muzikës.

Ai është përgjigjur në mënyrë kategorike: “Nuk e mendoj një gjë të tillë”.

Sipas Gashit të kënduarit në mërgim, është një emocion krejt ndryshe nga ai i të kënduarit në atdhe.

“Po, jetoj në Gjermani!Këngët janë të mirëpritura shumë nga diaspora. Padyshim që kur këndohen këngët shqip këtu në kurbet është një ndjenjë emocionuese”, ka thënë ai.

Më tej, Gashi shprehet se muzika popullore është ajo që i mban mërgimtarët të lidhur me atdheun, përkundër që jetojnë jashtë shtetit të tyre.

“Muzika është e vetmja adrenalin që i drejton mërgimtarët të mendojnë në mënyrë pozitive. Po ashtu, muzika i bën që të vazhdojnë lidhjet me vendlindjen”, ka deklaruar Gashi.

Gjithashtu, këngëtari i muzikës popullore ka treguar se çfarë këngë kërkohen nga diaspora në koncertet që i mban në shtete ku jetojnë mërgimtarët.

“Zakonisht këngët që preferohen nga mërgimtarët kanë të bëjnë me mërgimin, për vendlindjen. Ka shumë kënge të bukura të kurbetit që kërkohen dhe dëgjohen nga mërgimtarët. Kënga që shumë me kërkohet më shumë nga mërgimtarët është  “Kthehu bir te nëna””, ka treguar Gashi për Albora.ch.

No description available.
Liridon Gashi
Marketing