Deputeti shqiptar nga Hamburgu, Sami Musa e ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, shkruan Albora.ch.

Marketing

“Unë, Sami Musa, deputet në Hamburg të Gjermanisë, do jem gjithmonë i angazhuar ne çështjet që ndërlidhen me Kosovën, do të jem zëri i saj kudo dhe kurdoherë!”, ka thënë ai

Postimi i plotë:
Jashtëzakonisht i lumtur me vendimin Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, i cili në mënyrë unanime miratoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Europës!
Një vendim shumë i vonuar, por i merituar!

Falenderoj të gjithë për punën e bërë në çdo lloj forme dhe mbështetje.

Unë, si deputet i vetëm në Parlamentin e Hamburgut me origjinë nga Kosova, e kam ndjerë detyrim të angazhohem në këtë drejtim.
Jam i gëzuar që më në fund gjithçka u mbyll me sukses dhe edhe qytetarët e Kosovës do lëvizin të lirshëm në të gjithë Zonën Shengen.
Une, Sami Musa, deputet në Hamburg të Gjermanisë, do jem gjithmonë i angazhuar ne çështjet që ndërlidhen me Kosovën, do të jem zëri i saj kudo dhe kurdoherë!
Suksese Kosovë
Më respekt,
Sami Musa

Marketing